Aksident i rëndë në Prishtinë, vdes një person

0%

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës. Rastin e rëndë për median e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. “Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes” , tha ai për redaksinë. Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.

Burimi: Bota Sot