Brooklyn Beckham “i zemëruar” që prindërit e përfshinë në postime për Ditën e Babait

0%

Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Brooklyn Beckham raportohet se është zemëruar pasi prindërit e tij, ish-futbollisti, David Beckham dhe disenjatorja, Victoria Beckham, e përfshinë në postimet e tyre për Ditën e Babait në rrjetet sociale. Çifti, i cili thuhet se ka marrëdhënie të tensionuara me djalin e tyre të madh, publikoi fotografi gjatë fundjavës për të shënuar Ditën e Babait.

David ndau një fotografi të vjetër me Brooklynin kur ishte fëmijë, si dhe një foto me të katër fëmijët e tij, ndërsa Victoria publikoi një imazh të bashkëshortit me të gjithë fëmijët e tyre.

David me fëmijët Sipas burimeve të cituara nga tabloidi britanik The Sun , Brooklyn nuk është ndier aspak mirë me këto postime, pasi më herët u kishte kërkuar prindërve që të mos e përfshinin në përmbajtjet e tyre në rrjetet sociale. “Është shumë i zemëruar për këtë. U ka kërkuar ta lënë të qetë, por ata vazhdojnë të postojnë fotografi me të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo vetëm sa e rikthen të gjithë situatën në vëmendje. Ai dëshiron që ata ta lënë të kaluarën pas dhe ta lënë të qetë”, ka thënë burimi. “Të qenit baba është puna më e rëndësishme në jetën time. Ju dua të gjithëve. Faleminderit mami @victoriabeckham që më dhe familjen tonë të bukur. Gëzuar Ditën e Babait për të gjithë baballarët në mbarë botën”, ka shkruar David në postimin e tij.

David dhe Brooklyn Ndërsa Victoria i kushtoi një mesazh bashkëshortit të saj. “David, ti je vërtet babai më i mirë. Arritja jote më e madhe kanë qenë gjithmonë fëmijët tanë të mrekullueshëm dhe ne të duam shumë. Gëzuar Ditën e Babait”, ka shkruar ajo.

Raportime të mëhershme kanë pretenduar se Brooklyn u ka dërguar prindërve një njoftim ligjor duke u kërkuar të mos përpiqen ta kontaktojnë përmes rrjeteve sociale. Ai gjithashtu i kritikoi publikisht në një deklaratë të publikuar në Instagram në muajin janar, ku i cilësoi postimet e tyre në rrjetet sociale si “performuese” dhe jo autentike.

“Gjatë gjithë jetës sime, prindërit e mi kanë kontrolluar narrativat në media për familjen tonë. Postimet performuese në rrjetet sociale, ngjarjet familjare dhe marrëdhëniet joautentike kanë qenë pjesë e jetës në të cilën kam lindur.

Kohët e fundit kam parë vetë deri ku janë të gatshëm të shkojnë për të vendosur gënjeshtra të panumërta në media, shpesh në kurriz të njerëzve të pafajshëm, për të ruajtur fasadën e tyre. Por unë besoj se e vërteta gjithmonë del në dritë”, pati shkruar ai.

Burimi: Koha