“Time, merre ni vo, gjuja Ramushit” – Gjinovci ia kujton Kadrijajt

0%

Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deputetes Time Kadrijaj, pas tensioneve dhe përplasjes së fundit në Kuvendin e Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Gjinovci ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj Kadrijajt, ndërsa ka sjellë në vëmendje edhe raportet e mëhershme politike mes ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.

Ai ka publikuar një fotografi të një takimi të Haradinajt me Milan Radoiçiqin, duke e përdorur atë për të krahasuar mënyrën se si, sipas tij, formoheshin institucionet në atë periudhë me situatën aktuale politike. “Këtu në foto është me Radoiçiqin, partnerin e tij të qeverisë, së fundmi i akuzum për krime lufte.

Kështu arrinte Ramushi, e nderuara Time, me i ba institucionet, veç iu duke me pritë 6 sahat Listën Serbe deri sa vike prej Beogradit”, ka shkruar Gjinovci. Ai ka vazhduar duke thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti, sipas tij, po përpiqet të arrijë marrëveshje me partitë shqiptare për formimin e institucioneve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jo si Albini me muaj të tanë tu i pritë partitë shqiptare me u taku e me u marrë vesh”, ka shkruar ai. Gjinovci ka ironizuar më tej me Kadrijajn, duke thënë se e kupton frustrimin e saj për shkak se, sipas tij, Kurti nuk po arrin t’i formojë institucionet me të njëjtën shpejtësi si Haradinaj.

Reagimi i tij vjen në një periudhë të tensionuar politike, teksa vazhdojnë përplasjet mes pozitës dhe opozitës rreth funksionalizimit të institucioneve të reja.

Burimi: Bota Sot