Skena muzikore shqiptare do të ndizet me një bashkëpunim të shumëpritur. Bashkëpunim ky mes reperit Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, dhe këngëtares Diona Fona. Dy artistët kanë bashkuar forcat për herë të parë në projektin më të ri muzikor të titulluar “Gimmie Love”, duke sjellë një kombinim interesant mes ritmeve moderne dhe energjisë së tyre karakteristike.
Kënga vjen si një projekt që eksploron temën e dashurisë dhe emocioneve, duke sjellë një atmosferë verore dhe ritme të përshtatshme për sezonin.
