Seanca konstituive, Tahiri: Qëllimi është të bëhet një akt

0%

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se diskutimi i mbrëmshëm me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) ka qenë që qasja e opozitës ndaj zhvillimeve në Kuvend të jetë e përbashkët.

Tahiri ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) se po tallet me procedurat dhe se, sipas tij, ka në agjendë zgjatjen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. “E kanë në agjendë politike me zgjat afatin kushtetues… është jopërgjegjësi, mashtrim, është haj medet”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së ka deklaruar se, sipas tij, qëllimi i LVV-së është që fillimisht të ndërmarrë një veprim jokushtetues, ndërsa më pas opozita ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke krijuar kështu hapësirë për kohë shtesë për marrëveshje politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Qëllimi është të bëhet një akt jokushtetues, që të mund të blihet kohë dhe të rritet presioni për një marrëveshje politike”, tha Tahiri. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com