Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur sërish për projektin e gazit amerikan, gjersa thekson se në një kohë kur Qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Ish kryeministri nga radhët e LDK-së, në një postim në Facebook thekson se çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot.
Lexoni t ë plotë postimin e Hotit: Të dashur qytetarë dhe miq, Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion. Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike. Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve.
