Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan: Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu

0%

Deputeti i zgjedhur nga lista e LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë një postim në lidhje për çështjen e gazit amerikan. Hoti po kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë që po e refuzon këtë projekt, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Të dashur qytetarë dhe miq, Çështja e projektit të gazit është shumë më e madhe dhe më serioze sesa po paraqitet sot.

Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture apo energjie është një provë e qartë për orientimin strategjik të Kosovës dhe për raportin tonë me aleatin tonë historik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një kohë kur qeveria po e kundërshton këtë projekt, heshtja nuk është opsion.

Reagimi qytetar është i domosdoshëm për të treguar se populli i Kosovës mbetet fuqishëm i rreshtuar krah aleancës me SHBA-në dhe vlerave euroatlantike. Kosova nuk guxon të largohet nga rruga që e ka sjellë deri këtu. Ky është moment për zërin e qytetarëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot