Nafta bie ndjeshëm pas përparimit në negociatat e paqes SHBA-Iran

0%

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, duke iu afruar niveleve të para fillimit të luftës mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, pasi Uashingtoni ka lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj eksporteve iraniane të naftës në kuadër të përparimit të negociatave për paqe.

Nafta e tipit “Brent” zbriti me gati 2%, në rreth 76,4 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga fillimi i marsit dhe afër çmimit prej 72 dollarësh për fuçi që regjistrohej para shpërthimit të konfliktit më 28 shkurt.

Rënia erdhi pasi Departamenti Amerikan i Thesarit lëshoi një licencë 60-ditore që pezullon sanksionet ndaj naftës iraniane, duke lejuar rifillimin e eksporteve drejt tregut amerikan si pjesë e marrëveshjes së përkohshme për armëpushim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi se bisedimet me zyrtarët iranianë në Zvicër kanë krijuar një “bazë të mirë” për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan javën e kaluar një marrëveshje të përkohshme 60-ditore, e cila përfshin edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, rrugë detare përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz. Ndërkohë, tregjet financiare mbetën nën presion.

Indeksi britanik FTSE 100 ra me 0,9%, ndërsa aksionet e “SpaceX” pësuan humbje të mëdha në bursën amerikane Nasdaq, dukenegativisht në sentimentin e investitorëve.

Burimi: Bota Sot