Shpërndaje në: Franca e ka përjetuar natën më të nxehtë në histori, qëkur kanë nisur matjet më 1947, ka njoftuar agjencia kombëtare e motit. Mes të hënës deri në mëngjesin e së martës, nga 30 stacione përreth Francës temperatura mbërriti në 21.6 gradë celsius. Më rekordi ishte 21.4 gradë celsius.
Ndërkohë kryeministri Sebastien Lecornu ka njoftuar se që nga e enjtja, 40 persona në Francë kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit. Ndërkohë, edhe shtete të tjera evropiane janë duke përjetuar të nxehtin ekstrem. Në Spanjë temperaturat kanë mbërritur mbi 40 gradë celsius në disa zona. Në Itali alarmi i kuq i temperaturave është ngritur në 15 qytete.
Edhe në Gjermani, temperaturat kanë prekur 40-gradëshin.
