Finale shumë dramatike dhe me rivalitet kanë luajtur juniorët e Besa Famgas dhe Kastriotit. Pas 60 minutave lojë të fortë, fitorja dhe titulli i kampionit i takoi Kastriotit të Ferizajt. Finalja e Ligës së Juniorëve të Kosovës në hendboll (U20) u zhvillua të hënën mbrëma në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Kastrioti fitoi me rezultat .
Besa ishte në epërsi deri pas minutës së 40-të, madje edhe bindëse. Por më pas ferizajasit morën kontrollin dhe krijuan epërsi deri në tri gola në disa raste. Dhe në fund e mbajtën epërsinë e një goli për titull të kampionit. Ledri Mustafa i shënoi 13 gola për ferizajasit, kurse Diolen Ajvazi 12. Me tetë gola fitoren e ndihmoi Edonis Saiti.
Te Besa Famgas, Ilir Istrefaj i shënoi 11 gola, derisa dhjetë i kishte Ajan Muqolli. Kapitenit të Kastriotit, kupën e kampionit ia dorëzoi Xhavit Morina, nënpresident i FHK-së.