Një nga momentet më të veçanta të fitores së Argjentinës ndaj Austrisë nuk ndodhi vetëm në fushë, por edhe pranë tribunave. Pas golit të dytë që e bëri golashënuesin më të mirë në historinë e Kupës së Botës me 18 gola, Lionel Messi festoi pranë gazetarit të “TyC Sports”, Joaquin Bruno, duke i shtrënguar dorën në një moment krejt spontan. Gazetari nuk e fshehu emocionin pas ndeshjes.
“Edhe tani jam duke u dridhur. Leo erdhi këtu për të festuar golin e dytë, më pa duke bërtitur nga gëzimi dhe u afrua. Më shtrëngoi dorën… Unë preka duart e Messit! Sinqerisht, ende nuk mund ta besoj.” Ai shtoi me humor se tashmë ka vetëm një dëshirë: “Më duhet një foto nga ai festim. Dikush duhet ta ketë bërë një, apo jo?
Më duhet patjetër.” Momenti është bërë viral në rrjetet sociale, me tifozët që e kanë cilësuar si një kujtim të paharrueshëm, duke përsëritur shprehjen: “Ka gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë.”.
