​Alarmi i rremë për mjet shpërthyes në Prishtinë, Policia po e heton rastin

0%

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton rastin e djeshëm në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku një alarm për bombë rezultoi të ketë qenë i rrejshëm. Edhe në raportin 24-orësh, Policia ka përsëritur se pas ekzaminimit nga njësitet e specializuara, është konstatuar se nuk bëhej fjalë për ndonjë mjet shpërthyes. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Ndërsa hetimet për identifikimin e personit që ka bërë kallëzimin vazhdojnë”, thuhet po aty.

Burimi: Bota Sot