Pse Brooklyn Beckham është i zemëruar me postimet e prindërve për Ditën e Babait

0%

Brooklyn Beckham raportohet se është i zemëruar me prindërit e tij, David Beckham dhe Victoria Beckham, pas postimeve të tyre në Instagram për Ditën e Babait. David dhe Victoria tentuan të bëjnë një gjest pajtimi drejt djalit të tyre të madh mes përçarjes familjare, duke publikuar të dielën foto të vjetra ku shfaqej Brooklyn dhe duke shkruar mesazhe të ngrohta për familjen.

Victoria ndau një fotografi ku shfaqeshin të katër fëmijët e tyre – Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper – pranë babait të tyre. Ndërsa David publikoi një foto bardhezi të fëmijëve kur ishin të vegjël, përfshirë një ku Brooklyn mban në krah motrën e vogël Harper, si edhe disa foto individuale me secilin fëmijë.

Megjithatë, sipas mediave britanike, Brooklyn është “absolutisht i zemëruar” nga ky gjest publik, pasi më herët u kishte kërkuar prindërve që të mos e etiketojnë dhe të mos e përfshijnë në postimet e tyre në rrjetet sociale. “Është i zemëruar për këtë. Ai u ka kërkuar t’i lënë rehat, por ata vazhdojnë të postojnë për të,” tha një burim për mediat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas të njëjtit burim, kjo situatë vetëm sa e rikthen konfliktin në vëmendje dhe e bën më të vështirë distancimin e tij nga drama familjare. Victoria në postimin e saj për Ditën e Babait e quajti David-in “babain më të mirë”, duke shtuar se arritja më e madhe e tij janë fëmijët e tyre.

David-i, nga ana tjetër, shkroi se të qenit baba është “puna më e rëndësishme” e jetës së tij dhe falenderoi Victoria-n për familjen e tyre. Konflikti mes Brooklyn-it dhe familjes së tij është bërë publik prej muajsh. Në janar ai publikoi një deklaratë ku akuzoi prindërit se po përpiqeshin të dëmtonin marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Që prej asaj kohe, raportet mes tyre janë përkeqësuar. Javën e kaluar, Brooklyn pretendoi se fotografitë ku motra e tij, Harper Beckham, shihej duke u përpjekur ta takonte në shtëpinë e tij në Los Anxhelos ishin të inskenuara për publicitet.

Megjithatë, përfaqësues të Brooklyn dhe Nicola-s i kanë mohuar këto pretendime, ndërsa burime pranë familjes Beckham thonë se situata ka prekur të gjithë familjen dhe se Victoria është shumë e lënduar nga përçarja mes fëmijëve të saj. Pavarësisht gjithçkaje, duket se për momentin marrëdhënia mes Brooklyn Beckham dhe prindërve të tij mbetet e tensionuar.

Burimi: Bota Sot