Protestat për largimin e Ramës, mesazhi i fortë i kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë: Luftoni korrupsionin, rrisni dialogun

0%

Teksa vendi është përfshirë në protesta masive antiqeveritare prej 24 ditësh, një mesazh i fortë ka ardhur nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Van Cleve, në një konferencë të zhvilluar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Ai tha se duhet të luftohet korrupsioni në fushën e investimeve dhe gjithashtu që të ketë progres duhet dialog.

“Shpresoj të ketë dialog, kam parë edhe investimet shqiptare, ka pasur një dialog konstruktiv, ka psur rezultate konkrete. Duhet luftuar korrupsioni në këtë aspekt për të cilin jemi duke folur, le ta marrim këtë mesazh të fortë, në mënyrë që të ecim përpara. Theksin do ta vendosja te dialogu ”, tha ai.

Burimi: Bota Sot