Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës në ngarkim të Dritan Rexhepit dhe 6 të pandehurve të tjerë, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Dritan Rexhepi nuk ishte i pranishëm në seancë, dhe as i pandehuri Aldo Manjishta, ndërsa të pandehurit e tjerë Gentian Funiqi, Geraldo Martini, Korado Kështenja, Artan Docaj dhe Marin Bleta po gjykohen në mungesë. Mbrojtja e të pandehurve është njohur me aktet dhe provat e reja që ka sjellë Prokuroria, ndërsa i kundërshtuan ato.
Sipas tyre gjykimi është në themel dhe nuk mund të sillen komunikime të reja nga Sky Ecc, që pretendojnë se janë të paplota. Gjykata, pasi dëgjoi palët do të marrë vendimin për pranimin ose jo të këtyre provave. Seanca e radhës 30 qershor, ora .
