Inspektorati i Prishtinës shqipton dy gjoba për hedhje të parregullt të mbeturinave

0%

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila ndaj dy subjekteve për shkelje të rregullave të menaxhimit të mbeturinave.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, njëra gjobë është shqiptuar për hedhje të mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba tjetër i është vendosur një biznesi për hedhje të mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri. “200 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa për rastin tjetër, Komuna ka bërë të ditur se masa ndëshkuese është marrë ndaj një biznesi që nuk ka respektuar destinimin e kontejnerëve. “200 euro gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri”, theksohet më tej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna e Prishtinës ka apeluar te qytetarët dhe bizneset që të respektojnë rregullat në fuqi për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë në kryeqytet. Në njoftim është theksuar se inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi