Vettingu në sistemin e drejtësisë, Gonzato: Vetëm përmes reformave, Shqipëria afrohet me Bashkimin Europian

0%

Në Tiranë u zhvillua një konferencë e dedikuar rezultateve të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë shqiptare, një nga reformat më të rëndësishme të dekadës së fundit. Në këtë aktivitet mori pjesë ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili vlerësoi procesin e vettingut si një hap historik për vendin dhe për forcimin e institucioneve të drejtësisë. “Procesi i vettingut ka qenë një proces historik. Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në këtë vlerësim, punë e cila nuk ishte e lehtë. Kolegji luajti rol tepër të madh në pasjen e sigurisë në të gjitha fazat e vettingut. Dua të falënderoj edhe OMN-në, që luajti rol të rëndësishëm gjithashtu. Arritjet duhet të jenë të qëndrueshme në kohë. Standardet që janë vendosur duhet të mbeten ende. Kjo do të thotë që kontrolli i pasurisë dhe verifikimi i figurës së gjyqtarëve të vijohet të shikohen me kujdes. ILD vazhdon që të hetojë sjelljet e papërshtatshme, sa herë që nuk respektohen rregullat. Edhe Shkolla e Magjistraturës ka një rol tepër të madh në kultivimin e vlerave të etikës. Këto vlera duhet të bëhen pjesë e kulturës profesionale të gjyqtarëve. Vetëm përmes reformave, Shqipëria do të afrohet me Bashkimin Europian”, përmbylli Gonzato.

Burimi: Bota Sot