Komisioni Evropian, së bashku me Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ka paraqitur një kornizë për njohuritë mbi inteligjencën artificiale për shkollat fillore dhe të mesme.
Korniza, shpjegon ekzekutivi në një deklaratë, është strukturuar në katër fusha: bashkëveprimi me inteligjencën artificiale, krijimi, menaxhimi dhe formësimi i saj, dhe u ofron mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe politikëbërësve të arsimit një vizion të përbashkët të aftësive që u nevojiten nxënësve për të kuptuar dhe përdorur inteligjencën artificiale në mënyrë të përgjegjshme dhe etike.
Iniciativa ofron udhëzime dhe shembuj të aktiviteteve në klasë për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë, me qëllim përgatitjen e nxënësve për epokën dixhitale.
“Të kuptuarit dhe përdorimi i përgjegjshëm i IA-së është thelbësor për konkurrueshmërinë e Evropës, si dhe për mbrojtjen e demokracisë dhe kohezionit tonë shoqëror, dhe kjo fillon në klasat tona”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit, Roxana Minzatu, shkruan ANSA.
“Me lançimin e këtij kuadri, ne po ndërmarrim një hap të rëndësishëm për të mbështetur edukimin mbi shkrim-leximin e IA-së në të gjithë Evropën.”
