Messi shënon golin dhe bëhet golashënuesi më i mirë i Botërorit

0%

Lionel Messi është kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme pas penalltisë së humbur në fillim të ndeshjes. Me golin e shënuar ndaj Austrisë, kapiteni i Argjentinës arriti në kuotën e 17 golave në Botëror, duke kaluar legjendën gjermane Miroslav Klose dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve botërore.

Superylli argjentinas kaloi Argjentinën në epërsi 1-0 ndaj Austrisë në minutën e 38-të të takimit të Kupës së Botës. Aksioni nisi nga Facundo Medina, i cili ktheu topin në skajin e zonës, aty ku Messi goditi me saktësi drejt këndit të poshtëm të majtë, pa i dhënë asnjë mundësi portierit Alexander Schlager.

Burimi: Bota Sot