Neymari pritet të paraqitet kundër Skocisë

0%

Shpërndaje në: Neymari përfundoi seancën e parë stërvitore me Brazilin. Sulmuesi i Santosit pritet të luajë kundër Skocisë në ndeshjen që zhvillohet mes të mërkurës dhe enjtes, sipas kohës në Kosovë. Neymari humbi dy ndeshjet e para për shkak të lëndimit të mëhershëm. Por ylli i Brazilit pritet të jetë gati për t’u paraqitur ndaj skocezëve. “Faleminderit Zot.

Jam shumë i lumtur”, ka shkruar sulmuesi 34-vjeçar në rrjetet sociale, duke shpërndarë fotografi me pjesën tjetër të grupit, për herë të parë që kur nisi grumbullimi i Brazilit për Kupën e Botës. Neymar luajti për herë të fundit për Santosin më 17 maj. Ai është golashënuesi më i mirë i Brazilit me 79 gola në 129 paraqitje. “Jemi të gjithë të kënaqur që e kemi përsëri Neymarin.

Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin tonë. Ai ka një histori të mrekullueshme me Brazilin dhe ende mund të na ndihmojë. Jemi të lumtur për të që është kthyer dhe shpresojmë që ai të kthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur për të na ndihmuar”, ka thënë mesfushori i Brazilit, Lucas Paqueta. Neymar po luan në Kupën e Botës për herë të katërt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha