Mesazhi prekës i Iranit për amerikanët dhe qytetin e Los Angelos pas ndeshjes me Belgjikën

0%

Kombëtarja e Iranit ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv botëror me një gjest të veçantë pas barazimit pa gola ndaj Belgjikës në raundin e dytë të Grupit G të Kupës së Botës 2026.

Pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar në stadiumin SoFi në Los Angeles, futbollistët iranianë lanë një mesazh emocionues në dhomën e zhveshjes, duke falënderuar qytetin amerikan për mikpritjen dhe duke përcjellë një thirrje për paqe dhe respekt mes popujve.

Irani i zhvilloi dy ndeshjet e para të turneut në Los Angeles, ndërsa autoritetet amerikane u mundësuan futbollistëve iranianë të qëndronin për 24 orë në qytet para rikthimit në kampin e tyre në Tijuana të Meksikës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mesazhin e lënë në dhomën e zhveshjes shkruhej: “Nga Persia e lashtë mijëra vjet më parë deri te Irani i qytetëruar i sotëm, shpirti i Iranit mbetet i gjallë dhe i palëkundur. Erdhëm në Los Angeles me krenari, garuam me nder dhe largohemi me dinjitet. Faleminderit Los Angeles për mikpritjen tuaj.

Faleminderit çdo iraniani që dha zemrën, zërin dhe shpirtin e tij për Iranin gjatë këtyre 180 minutave. Paqja, respekti dhe miqësia mbizotëroftë mes të gjitha kombeve”. Mesazhi ishte zbukuruar me dy zemra, duke simbolizuar frymën e unitetit dhe mirëkuptimit. Irani do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve më 27 qershor kundër Egjiptit.

Takimi do të luhet në Seattle dhe do të jetë vendimtar për fatin e skuadrës iraniane në Kupën e Botës 2026.

Burimi: Telegrafi