Presidenti amerikan, Donald Trump, është larguar fshehurazi nga Turqia me një avion ushtarak më të vogël, pas një kërcënimi të konsideruar të besueshëm ndaj tij dhe të lidhur me Iranin. Detajet e operacionit të pazakontë të sigurisë janë bërë publike nga mediat amerikane.
Trump ndodhej në Ankara më 8 korrik, pas pjesëmarrjes në samitin e NATO-s, kur u organizua operacioni për të fshehur mënyrën e tij të largimit nga Turqia. Fillimisht, presidenti u pa duke hipur në avionin e vjetër Air Force One, ndërsa më pas u transferua fshehurazi drejt një avioni më të vogël ushtarak C-32A, një Boeing 757 i modifikuar.
Sipas raportimeve, transferimi u realizua përmes një kamioni për furnizimin e avionëve me ushqim. Në këtë mënyrë, lëvizja e Trumpit u mbajt e fshehtë nga mediat dhe madje edhe nga një pjesë e stafit të Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë, Air Force One u ngrit në ajër si avion mashtrues, me gazetarë dhe pjesëtarë të stafit në bord, të cilët besonin se presidenti po udhëtonte me ta.
Gazetarëve iu kërkua gjithashtu t’i mbanin të mbyllura perdet e dritareve gjatë fluturimit. Të dy avionët u ulën më pas në Britani të Madhe me vetëm pak minuta diferencë, ndërsa Trump u shfaq më vonë duke zbritur nga avioni i vjetër presidencial.
Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga mediat, operacioni i fshehtë u ndërmor për shkak të një kërcënimi të besueshëm për atentat ndaj Trumpit, i lidhur me Iranin. Quite a story: After an Iranian assassination threat, Trump was secretly switched to a different plane while leaving the NATO summit in Ankara.
He’d arrived in Türkiye on the new Qatar-gifted 747-8 (its first international presidential trip). For departure, he publicly boarded… — Clash Report (@clashreport) August 11, 2026 Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
