Vala ekstreme e të nxehtit shndërron Senën në plazh, 3 viktima në Francë dhe temperatura mbi 42°C përfshijnë Evropën

0%

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës po lë pasoja të rënda në disa vende të kontinentit, ndërsa autoritetet vijojnë të lëshojnë paralajmërime për rrezik të lartë ndaj shëndetit të qytetarëve. Në Paris, temperaturat e larta kanë ndryshuar edhe pamjen e përditshme të qytetit.

Brigjet e Kanalit Saint-Martin në Senë janë mbushur me qindra qytetarë që kërkojnë të freskohen, duke u futur në ujë ose duke mbajtur këmbët në të, për t’i shpëtuar vapës së madhe. Zona i ngjante më shumë një plazhi veror sesa një peizazhi urban në zemër të kryeqytetit francez.

Ndërkohë, autoritetet franceze kanë konfirmuar tre viktima si pasojë e problemeve shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme. Situata ka detyruar qeverinë të marrë masa të jashtëzakonshme, duke mbyllur ose duke ndryshuar orarin e funksionimit për rreth 2,700 shkolla në të gjithë vendin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në qytetin e Bordeaux-së, temperaturat pritet të kalojnë 42 gradë Celsius, ndërsa shërbimi meteorologjik francez ka shpallur alarm të kuq për 49 rajone administrative. Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, paralajmëroi se vendi do të përballet edhe për disa ditë me temperatura tepër të larta.

Burimi: Bota Sot