Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth

0%

Shpërndaje në: Për më shumë se dy muaj, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kamë raportuar 40 raste të konfirmuara me fruth. Këto të dhanë janë për periudhën 16 prill-22 qershor.

Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt me njëmbëdhjetë (11) raste; Prishtina me nëntë (9) raste; Kaçaniku me gjashtë (6) raste; Fushë-Kosova me tre (3) raste; Lipjani, Vushtrria, Shtime dhe Obiliqi me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas dhe Deçan.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas IKSHPK-së vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa-vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik “Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKSHPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha