Vlorë/ 36-vjeçari konfliktohet me një person, i vë flakën një mjeti dhe më pas qëllon në ajër!

0%

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën një automjeti dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Situata është agravuar kur 36-vjeçari në gjendje të dehur ka debatuar me drejtuesin e një firme private që po shtronte rrugën e fshatit Panaja me asfalt, ku në fillim ka thyer pasqyrën dhe xhamat e kamionçinës dhe i ka vënë flakën, dhe më pas ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në vendngjarje, duke bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar në komisariat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motiveve që çuan në këtë incident, ndërsa pritet edhe reagimi zyrtar i Policisë së Vlorës me detaje të mëtejshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot