Barcelona refuzoi katër yje që përfunduan te Real Madridi, Flick nuk i donte në skuadër

0%

Barcelona kishte mundësinë të nënshkruante me Bernardo Silvan dhe tre lojtarë të tjerë që më pas përfunduan te Real Madridi, por klubi katalanas vendosi të mos ecë përpara me asnjërin prej tyre. Sipas “Mundo Deportivo”, vendimet u morën për arsye taktike, pasi trajneri Hansi Flick nuk i konsideronte këta futbollistë si pjesë të profilit që kërkon për skuadrën e tij.

Bernardo Silva ishte i gatshëm të transferohej në Camp Nou dhe kishte shprehur dëshirën për të veshur fanellën blaugrana. Megjithatë, drejtuesit sportivë të Barcelonës e konsideruan portugezin si një opsion jo prioritar, duke vlerësuar se ai nuk kishte kapacitetin fizik të nevojshëm për të mbuluar zonat që kërkon sistemi i Flickut.

Një tjetër emër që iu ofrua Barcelonës ishte Marc Cucurella. Megjithatë, katalanasit refuzuan mundësinë për ta rikthyer ish-lojtarin e tyre, pasi besonin se pozicioni i mbrojtësit të majtë ishte i mbuluar me Alejandro Balde dhe Joao Cancelo. Po ashtu, edhe Denzel Dumfries nuk ishte në planet e klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Drejtuesit e Barcelonës mendonin se kishin mjaftueshëm alternativa në repartin defensiv, me Jules Kounde që konsiderohej zgjedhja ideale për krahun e djathtë të mbrojtjes. Në listën e lojtarëve të refuzuar ishte edhe qendërmbrojtësi francez Ibrahima Konate.

Edhe pse u ofrua si mundësi për përforcimin e mbrojtjes, profili i tij nuk i bindi vendimmarrësit e klubit dhe transferimi nuk u konsiderua prioritet. Raporti thekson se të katër lojtarët nuk përputheshin me kërkesat taktike të Hansi Flickut, i cili ka pasur rol të rëndësishëm në planifikimin e skuadrës për sezonet e ardhshme.

Vendimet e Barcelonës tregojnë se klubi po ndjek një strategji të qartë në merkato, duke i dhënë përparësi lojtarëve që përshtaten plotësisht me filozofinë dhe kërkesat e trajnerit gjerman./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi