Poezi nga: William Wordsworth Përktheu: Irena Dono Pa shihni! Aty ku hëna në qiellin e paanë, Lundron me fatin e saj të lumtur Shpesh ajo fshihet nga syri i lodhur Ose zbehtë shihet. Por kur retë treten pastaj, Çe ndritshme pamje e saj!
Shumë të ndryshëm ne – një racë idhnake, Me mijëra të pasur për hir të fatit Që me zymtinë e mësuar të hapit Rrugën e tyre ndjekin, Mosmirënjohës që një fytyrë pa buzëqeshje mbajnë, Gjatë gjithë vitit. Nëse tekat e njerëzve të afërt do të bënin që shpirti im të venitej për shkak të trishtimit, Nga përfytyrimi që pason zgjimin tënd Anije e ndritshme e parajsës!
Një shtysë të kundërt lermë të marr Dhe të jem i falur.
