Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi statistikat e energjisë për muajin prill 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë. Referuar këtyre statistikave del që është prodhuar më shumë thëngjill në prill 2026, sesa në prill 2025. “Prodhimi i thëngjillit për muajin prill 2026 ishte 826 993 mijë ton, që paraqet një rritje prej 20,70 % krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar”, bëhet e ditur nga të dhënat e ASK-së. Agjencia më tej ka njoftuar edhe lidhur me konsumin e energjisë elektrike. Sipas ASK-së, konsumi i energjisë elektrike ishte 460 66 GWh ose 5,58 % më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 567 64 GWh ose (-0.07 %) më e ulët krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 16,36 %. Importi i energjisë elektrike në prill të vitit 2026 ishte 335,29 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 203, 27 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).
Statistikat për thëngjillin, 20 për qind më shumë prodhuar në prill të 2026-së se në të njëjtin muaj në vitin paraprak

Burimi:
Telegrafi