“Ky është realiteti”, Erling Haaland përmend dy sulmues më të mirë se ai

0%

Erling Haaland ka dhënë një vlerësim jashtëzakonisht të sinqertë për realitetin rreth vendit të tij në mesin e elitës së futbollit botëror. Haaland e fillojë Kupën e Botës me shkëlqim duke shënuar dy gola ndaj Irakut në fitoren 4-1 të Norvegjisë në ndeshjen e parë të Grupit I. Megjithatë, superylli i Manchester Cityt dhe Norvegjisë nuk lejoi që egoja e tij të pengonte statistikat e ftohta dhe të ashpra. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse është sulmuesi më i mirë në planet aktualisht, Haaland nuk hezitoi t’i jepte meritat rivalëve të tij kryesorë. Humble Haaland 🫡 pic.twitter.com/Cz6U8b22Qp — BBC Sport (@BBCSport) June 17, 2026 “A jam sulmuesi më i mirë në botë?. Do të thosha se jam në krye, por nuk mendoj se kam shënuar më shumë gola këtë sezon”. “Statistikisht, jo, nuk jam më i miri. Mendoj se Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë shënuar më shumë se unë, dhe ky është realiteti”, ka thënë Haaland.

Burimi: Telegrafi