Vance: Bisedimet SHBA-Iran vendosën bazë të mirë për një marrëveshje përfundimtare

0%

Shpërndaje në: Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë të hënën se bisedimet e paqes me Iranin të dielën në Zvicër kanë krijuar një “bazë të mirë për një marrëveshje përfundimtare të suksesshme” për t’i dhënë fund luftës që filloi në fund të shkurtit. Ai ka njoftuar se po largohet nga Zvicra, për t’u lënë hapësirë ekipeve teknike që t’i vazhdonin negociatat.

Komentet e Vance kanë ardhur pasi ai dhe kryetari i parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, të hënën përfunduan një rund të gjatë bisedimesh fillestare që synonin forcimin e një fundi të përhershëm të luftës midis vendeve.

Zëvendëspresidenti ka vënë në dukje se ekipi i Iranit kishte kërcënuar të largohej nga bisedimet, por ai ka mbrojtur postimet në mediat sociale nga presidenti Donald Trump, që i kishin bërë zyrtarët iranianë të ndihen të ofenduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, armëpushim në Liban duket se po respektohet dhe ushtria izraelite ka thënë se do të hiqte kufizimet e lëvizjes për banorët pranë kufirit Izrael-Liban të hënën në mëngjes. As Izraeli dhe as Hezbollahu nuk janë nënshkrues të marrëveshjes SHBA-Iran.

Burimi: Koha