Bota kthen sërish sytë kah Lionel Messi

0%

Shpërndaje në: Kampionia në fuqi e Botës, Argjentina, mund të bëjë një hap të madh drejt fazës eliminatore të Kupës së Botës të hënën mbrëma. Argjentina e udhëhequr nga Lionel Messi do të përballet me Austrinë në ndeshjen e dytë të Grupit J. Ndeshja luhet të hënën në Teksas nga ora .

Messi udhëhoqi Argjentinën me tre gola në fitoren 3:0 ndaj Algjerisë javën e kaluar, ndërsa Austria mposhti Jordaninë 3:1. Me “hat-trick”, Messi barazoi rekordin e ish-sulmuesit të Gjermanisë, Miroslav Klose për gola të shënuar në Kupën e Botës. Messi e Klose tani kanë nga 16 gola. Vëmendja do të jetë sërish te 38-vjeçari Messi, i cili mund të shkruajë tjetër histori të hënën mbrëma.

Superylli argjentinas, vërtetoi se mosha është vetëm një numër, teksa mahniti botën me paraqitje magjike kundër Algjerisë në Kansas City në Botërorin e tij të gjashtë në karrierë. Austria vlerësohet kundërshtare me e fortë se Algjeria. Por Argjentina e mbështetur te Messi kërkon fitoren e dytë në Botërorin në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“E dimë se çfarë kundërshtari kemi përballë, çfarë cilësie kanë në radhët e tyre”, ka thënë kapiteni i Austrisë, David Alaba. Ndihmëstrajneri i Argjentinës, Pablo Aimar, pranoi se përballja me Austrinë dallon nga ndeshja me Algjerinë. “Austria ka një skuadër të fortë”, ka thënë Aimar për “FIFA”. Argjentina dhe Austria janë përballur dy herë kundër njëra-tjetrës.

Në vitin 1980 fitorja i takoi Argjentinës me rezultat 5:1, kurse dhjetë vjet më vonë kishin luajtur baras. Të dyja ndeshjet ishin miqësore.

Burimi: Koha