PZAP refuzon ankesat e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut për rinumërim të votave

0%

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që t’i refuzojë si të pabazuara ankesat e dy kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

Që të dy kandidatët kishin kërkuar rinumërim plotësues të fletëvotimeve pas dyshimeve për mospërputhje të votave preferenciale në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më . Sipas vendimeve të datës , paneli i përbërë nga gjyqtarët Skender Çoçaj, Kymete Kicaj dhe Arsim Hamzaj, ka gjetur se pretendimet e kandidatëve nuk qëndrojnë për t’u aprovuar.

Në ankesën e tij (ZP.Anr.52/2026) të dorëzuar më 19 qershor, Bekim Haxhiu kishte pretenduar se pas vendimit të KQZ-së për rinumërimin e 185 vendvotimeve të rregullta ku u konstatuan gabime, tek ai u evidentuan ndryshime në vota – duke përfshirë gjashtë vota shtesë në favor të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Haxhiu ka argumentuar se fakti që u gjetën gabime në këto 185 vendvotime krijon një “dyshim objektiv” se pasaktësi të ngjashme mund të ekzistojnë edhe në vendvotimet e tjera që nuk u përfshinë në rinumërim. Ai theksoi se diferenca mes tij dhe kandidatit para tij në listë është vetëm 102 vota, prandaj çdo votë është përcaktuese për renditjen e kandidatëve.

Megjithatë, PZAP-i e ka refuzuar këtë ankesë si të pabazuar. Ngjashëm me Haxhiun, edhe kandidati tjetër i PDK-së, Qëndrim Kryeziu, i u drejtua PZAP-it me ankesën (ZP.Anr.53/2026) të datës 20 qershor. Kryeziu ka pretenduar se pas procesit të parë të rinumërimit të 185 vendvotimeve nga KQZ-ja, atij iu gjetën madje 589 vota shtesë në favor të tij.

Mbi këtë bazë, Kryeziu ka kërkuar që të verifikohet në tërësi saktësia e numërimit të votave preferenciale për kandidatët e subjektit politik PDK në nivel vendi, duke pasur parasysh rëndësinë e secilës votë në ndarjen e mandateve. Edhe kjo kërkesë e Kryeziut u refuzua si e pabazuar nga trupi gjykues i PZAP-it në seancën e mbajtur sot.

Me këto vendime, PZAP-i i ka lënë në fuqi procedurat e deritanishme të KQZ-së sa i përket rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) për këta dy kandidatë.

Burimi: Telegrafi