Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë

0%

Shpërndaje në: Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për operacionet e paqes Jean-Pierre Lacroix nis sot vizitën e tij dyditore në Kosovë. Sipas njoftimit të UNMIK-ut gjatë vizitës së tij, Lacroix do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës, partnerë ndërkombëtarë, partnerë të shoqërisë civile dhe kolegë të UNMIK-ut.

“Diskutimet do të fokusohen në ruajtjen e paqes së Kombeve të Bashkuara, angazhimin shumëpalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë si pjesë e vizitës së tij rajonale”, thuhet në njoftim.

Burimi: Koha