Heq byzylykun elektronik dhe GPS-in, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

0%

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar ndaj tij. Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit ai gjatë datës 18 qershor ka larguar nga trupi byzylykun elektronik dhe gjurmuesin GPS, të cilat i kishte të vendosura që nga 11 qershori. Lidhur më këtë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Mospërfillje e Gjykatës” dhe “Asgjësim apo Dëmtim i Pasurisë”.

Burimi: Bota Sot