Dy motra nga Kamenica humbin jetën në aksident në Gjermani

0%

Shpërndaje në: Dy gra me prejardhje nga Kosova, kanë vdekur në një aksident trafiku në autostradën A5 në Appenweier të Gjermanisë të shtunën pasdite. Sipas Policisë, shkaku i aksidentit dyshohet të jetë dështimi për të ndërruar korsi, gjë që ka bërë që dy vetura, të cilat ishin me shpejtësi të lartë, të përplasen mes vete, raportoi mediumi gjerman “Tagesschau”.

Familjarët e viktimave kanë njoftuar për KOHËN se bëhet fjalë për dy motra me prejardhje nga Kamenica. Përveç viktimave, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, teksa në aksident janë përfshirë pesë vetura. Policia e trafikut të Baden-Baden ka nisur një hetim për shkakun e saktë të aksidentit.

Burimi: Koha