Shpërndaje në: Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, është mposhtur në ndeshje miqësore nga skuadra bullgare, CSKA 1948, me rezultatin 4:1. Drita është duke qëndruar në Bansko të Bullgarisë për ta zhvilluar fazën përgatitore. Golin e vetëm për skuadrën gjilanase e realizoi Kemehlo Nguena.
Ndërsa për skuadrën nga Sofja dy gola i shënoi Atanas Iliev, kurse nga një e realizuan Georgi Rusev dhe Petar Vitanov. Drita në muajin e ardhshëm e nis rrugëtimin në Evropë. Drita në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve për edicionin 2026/27 do të përballet me Kauno Zhalgirisin e Lituanisë.
Ndeshjet e para zhvillohen më 7/8 korrik, kurse ato të kthimit më 14/15 korrik.
