“Dua të largohem”, Julian Alvarez i kërkon Simeones transferimin te

0%

Julian Alvarez i ka komunikuar personalisht Diego Simeones dëshirën e tij për t’u larguar nga Atletico Madridi dhe për t’iu bashkuar Barcelonës. Sulmuesi argjentinas i ka shpjeguar trajnerit, me të cilin ka marrëdhënie të mira, se dëshiron të largohet pasi beson se stili i lojës së Barcelonës i përshtatet më shumë karakteristikave të tij.

Simeone, nga ana tjetër, i është përgjigjur se vendimi përfundimtar i takon klubit dhe se synimi i tij është ta ndihmojë Julian Alvarezin të vazhdojë zhvillimin si futbollist në Madrid. Megjithatë, transferimi mbetet praktikisht i bllokuar. Atletico Madridi vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë dhe nuk është i gatshëm të lehtësojë largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës.

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për sulmuesin argjentinas, por çdo zhvillim i mëtejshëm do të varet nga ndryshimi i qëndrimit të klubit madrilen. Për momentin, Alvarez përballet sërish me refuzimin e Atletico Madridit, pavarësisht se i ka kërkuar drejtpërdrejt “Cholos” që ta lejojë të largohet./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi