Festa super luksoze për 16-vjetorin e djalit të Cristiano Ronaldos

0%

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga festa luksoze e ditëlindjes së 16-të të djalit të madh të futbollistit, Cristiano Ronaldo Jr.

Festa madhështore është organizuar nga Georgina dhe është mbajtur në një vilë luksoze, ku i gjithë ambienti ishte dekoruar me numrin “16”, ndërsa të pranishëm ishin familjarë dhe miq të ngushtë të djalit.

Në pamjet e publikuara në TikTok, Ronaldo Jr shihet duke festuar me shoqërinë e tij, ndërsa në tavolinë janë shërbyer ushqime tradicionale si paella, ëmbëlsira dhe një tortë e veçantë, të cilën ia solli vetë Georgina. Foto: TikTok Atmosfera është shoqëruar edhe nga një grup që këndoi për ditëlindje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe pse Cristiano nuk ishte i pranishëm fizikisht për shkak të angazhimeve me kombëtaren e Portugalisë, festa është ndjekur edhe përmes transmetimeve të ndeshjeve në ekran të madh.

Foto: Instagram Georgina i ka dedikuar një mesazh emocional Ronaldo Jr, duke e quajtur gjithmonë ‘djali i saj i vogël’, pavarësisht se tashmë është pothuajse i rritur, dhe i ka uruar shëndet, dashuri dhe sukses në jetë. Cristiano Ronaldo Jr është djali i madh i yllit portugez, i lindur nga një lidhje e mëparshme e futbollistit.

Foto: TikTok Ronaldo dhe Georgina kanë gjithashtu fëmijë së bashku dhe jetojnë një jetë mes luksit dhe angazhimeve ndërkombëtare të futbollistit, i cili aktualisht luan në Arabinë Saudite. Çifti u fejua në vitin 2025 pas një lidhjeje disavjeçare, ndërsa mbeten një nga çiftet më të ndjekur dhe më të komentuar në botën e showbiz-it dhe sportit. Foto: TikTok Foto: TikTok

Burimi: Telegrafi