Komuna e Tetovës: Vendimi i vitit 2007 për emërtimin e rrugëve nuk ka kaluar në Qeveri, nuk figuron as në Kadastër

0%

Komuna e Tetovës ka dalë sërish me sqarim në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e emrave shqip të rrugëve dhe sheshit të Tetovës.

BDI: Komuna e Tetovës nuk e mbrojti vendimin e vitit 2007 për emërtimin shqip të rrugëve dhe sheshit Sipas Komunës së Tetovës, Gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend se ta mbrojnë interesin shqiptar në atë institucion, po merren me politikë ditore.

“E vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, për shkak se 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e kaluan si vendim në Qeveri. Prandaj ato nuk figuruan kurrë as në Kadastër e as në Regjistrin Qendror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pavarësisht kësaj, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të lejonin të hapet kjo procedurë në kohën kur Komuna e Tetovës është pranë finalizimit të riemërtimit zyrtar të rrugëve në Tetovë”, thuhet ne reagimin e Komunës. Ata shtojnë se më ketë veprim, tendenca është e qartë që të krijohen tensione ndëretnike ndërsa pas kësaj tendence qëndron BDI-ja.

Burimi: Telegrafi