Lukaku gati t’ua bëjë jetën më të lehtë belgëve

0%

Belgjika luan sonte (21.00) kundër Iranit. Pas barazimit kundër Egjiptit, fitorja tani është një domosdoshmëri. Sulmuesi i fuqishëm Romelu Lukaku pritet të luajë nga minuta e parë Barazimi me Egjiptin (1:1) sigurisht që nuk bie në kategorinë e befasive, por nuk bindën se janë një skuadër e aftë për gjëra të mëdha.

Çelësat e lojës janë ende në duart e mjeshtërve Kevin de Bruyne dhe Romelu Lukaku. Lukaku nuk shënoi, ai i detyroi egjiptianët të tundnin rrjetën e tyre, kështu që belgët po ndërtojnë njëfarë optimizmi mbi atë barazim para ndeshjeve të ardhshme në grup.

Gjithçka është e hapur në Grupin G, sepse raundi i parë pa dy barazime pasi Irani dhe Zelanda e Re ndanë pikët (2:2), dhe Belgjika dëshiron të marrë kontrollin me një fitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot