Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, ka deklaruar se nata ka kaluar e qetë në disa qytete të Francës, pas vendosjes së orës policore për të parandaluar trazirat dhe plaçkitjet. Masat u zbatuan në disa qytete, përfshirë Parisin, Marsejën, Bordonë, Nicën, Lionin dhe Lilën, duke kufizuar lëvizjen e të rinjve dhe tubimet në zona të caktuara.
Lecornu falënderoi policinë dhe xhandarmërinë për zbatimin e masave, duke shtuar se vendimet për vazhdimin e orës policore do të merren në varësi të nevojave në terren, raporton CNN. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, pranoi se policia kishte humbur kontrollin në disa qytete. Ai ofroi dorëheqjen të hënën, por presidenti Emmanuel Macron e refuzoi atë.
Sipas zyrtarëve, më shumë se 2 mijë e 500 persona janë arrestuar që nga fillimi i trazirave, ndërsa rreth 1 mijë policë janë plagosur. Protestat nisën muajin e kaluar nga studentët, të cilët kërkonin kushte më të mira shkollore, por më pas u zgjeruan duke përfshirë sindikata dhe grupe të tjera protestuesish. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
