Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot vazhdon rigjykimi ndaj Egzon Abazit, i akuzuar për vrasje të rëndë në tentativë, raporton Gazeta Sinjali. Në këtë çështje penale akuzohet edhe Luan Vitija, të cilin Prokuroria e ngarkon për dhënien e ndihmës kryerësit pas kryerjes së veprës penale.
Në seancën e mbajtur më 3 shtator, ishte dëgjuar i dëmtuari Lorenc Xhemshiti. Ai kishte deklaruar se ishte sulmuar nga së paku katër persona në afërsi të banesave sociale në Hajvali, por se nuk i kujtohej identiteti i sulmuesve.
Gjatë asaj seance, Prokuroria kishte bërë të ditur se ishte marrë vendim që i dëmtuari t’i nënshtrohej ekzaminimit psikiatrik, për shkak të dyshimeve të ngritura lidhur me gjendjen e tij psikike. Sipas aktakuzës së ngritur më nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, ngjarja për të cilën akuzohet Abazi pretendohet se ka ndodhur më .
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
