LEX | Salla s’ka vend për gazetarët? Mediat nxirren jashtë në

0%

Përfaqësuesit e mediave janë nxjerrë jashtë sallës ku sot zhvillohet seanca ndaj Argëtim Ismailit dhe të tjerëve në rastin “Qarku”, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me gjyqtarin Kushtrim Shyti, raporton Gazeta Sinjali. Çështja e pranisë së gazetarëve është ngritur nga zyrtarja ligjore, duke iu referuar hapësirës në sallë dhe numrit të të akuzuarve.

Procesi përfshin 43 të akuzuar. Policia, së bashku me sigurimin e gjykatës, ua kanë komunikuar përfaqësuesve të mediave kërkesën për të dalë nga salla, duke përcjellë udhëzimin që zyrtarja ligjore ua kishte dhënë atyre. Mbetet për t’u sqaruar nëse ky udhëzim mbështetet në një vendim të trupit gjykues dhe cila është baza e largimit të mediave nga salla.

Rasti “Qarku” lidhet me akuza për krim të organizuar dhe me dyshimet për organizimin e skemave të importit të kundërligjshëm e kontrabandimit të cigareve, produkteve farmaceutike dhe stimuluesve seksualë të llojit “Kamagra” dhe “Viagra”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas përmbledhjes së aktakuzës në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, veprimet e pretenduara përfshijnë periudhën nga janari i vitit 2015 deri në mars të vitit 2016. Shmangiet e pretenduara doganore dhe tatimore arrinin gjithsej në 2.430.620,16 euro. Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Speciale më .

Dosja fillestare përfshinte 46 të pandehur, ndërsa ndaj disa prej tyre procedura ishte veçuar. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com