Dinamo do të përballet me Teutën ditën e nesërme, në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të të “Abissnet Superiore”. Prag sfidës që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, foli për mediat trajneri i dinamovitëve, Ilir Daja. “Kemi një ndeshje të fortë nesër, duke parë që përballë kemi një kundërshtar që ka treguar stabilitet në këto javë të para dhe është kryesues i kampionatit.
Duke respektuar kundërshtarin që kemi përballë, jemi të detyruar të rikthehemi te fitorja. Ne do të zbresim në fushën e lojës për të marrë maksimumin. Kemi punuar shumë për këtë ndeshje dhe lojtarët me të cilët kemi punuar këtë javë do të japin maksimumin. Sot kemi zhvilluar seancën e fundit stërvitore.
Lojtarët që do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë kanë punuar shumë mirë dhe shpresoj që skuadra të tregojë në fushën e lojës atë që kemi përgatitur me seriozitet gjatë seancave stërvitore” , tha Daja.
