Gruda: I lumtur për këtë arritje, këto janë ndeshje të mëdha

0%

Goli i tij i dha një pikë Egnatias në debutimin në Conference League përballë Midtjylland. Ildi Gruda u shpreh pas duelit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, në një prononcim për mediat. “Emocion i veçantë, janë ndeshje të mëdha, kompeticion i madh. Jam i lumtur për këtë arritje. Kishim raste, por ky rezultat besoj se është rezultat i mirë për ekipin tonë.

Kontingjenti është i mirë, ekipi është i plotë. Ndeshjet janë çdo 3-4 ditë, janë të vështira, por kemi lojtarë plot dhe besoj se nuk do të jetë problem. Vitrinë për jashtë? Shpresoj shumë që të hapen pak rrugët”, tha Gruda

Burimi: Bota Sot