U plagos me armë zjarri, 45-vjeçari paraqitet me plumb në kofshë te

0%

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Shkozës, në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Dodë Legisi, i cili ka mbërritur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ka marrë një plumb në kofshë. Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar si shtetasi me iniciale E.

Q., rreth 43 vjeç dhe është shpallur në kërkim nga policia. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se në Shkozë, në rrugën “Hulo Hajderi”, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri shtetasin D. L., rreth 45 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Q., rreth 43 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës , dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. L. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna intensive për kapjen e 43-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Burimi: Bota Sot