E mitura kap 160 euro nga arka e “Albi Market” dhe ikën me vrap –

0%

Një rast i vjedhjes në një market në Hajvali ka përfunduar me identifikimin dhe ndalimin e një të miture, e cila dyshohet se kishte marrë para nga arka dhe ishte larguar me vrap. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti kishte ndodhur më 28 shtator, rreth orës , në “Albi Market” në Hajvali.

Sipas deklarimit të arkëtares, gjatë kryerjes së pagesës në arkë, e mitura dyshohet se ka kapur me shpejtësi rreth 160 euro dhe është larguar menjëherë nga lokacioni. Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë të marketit. Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarën, e cila më pas ishte shpallur në kërkim policor.

Dje, ajo është ndaluar nga njësia policore dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale dhe prindërve. Sipas informatave të rastit, e mitura e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet. Me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, ajo është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet për veprën penale “Vjedhje”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com