Pamje shqetësuese nga Badovci, ndotja kërcënon një nga burimet kryesore të ujit në Kosovë

0%

Organizata “Ta pastrojmë Kosovën” ka ngritur shqetësimin për gjendjen e krijuar pranë digës së Liqenit të Badovcit, ku sipas saj zona është shndërruar sërish në vendgrumbullim mbeturinash.

Në një postim në Facebook, organizata thekson se më 22 mars, në Ditën Botërore të Ujit, në këtë zonë ishte organizuar një aksion pastrimi me pjesëmarrjen e vullnetarëve, institucioneve, organizatave, mediave dhe qytetarëve, gjatë të cilit ishin larguar sasi të mëdha mbeturinash. Megjithatë, sipas organizatës, gjendja sot është përsëri alarmante.

“Pamjet flasin vetë”, thuhet në reagim, ku theksohet se problemi nuk mund të zgjidhet vetëm me aksione vullnetare. Organizata kërkon masa urgjente nga institucionet përgjegjëse, përfshirë kontroll më të madh, parandalim të ndotjes, ndëshkim për ndotësit dhe zgjidhje të qëndrueshme për zonën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ta pastrojmë Kosovën” paralajmëron një aksion të ri pastrimi, por thekson se vullnetarët nuk mund të zëvendësojnë përgjegjësinë institucionale.

Burimi: Bota Sot