“Jemi një, atdheu mbi të gjitha” – pamje nga Parada Shqiptare në New York

0%

Organizata Albanian Roots ka publikuar pamje nga Parada Shqiptare që u mbajt në New York. Mijëra shqiptarë u mblodhën mbledhur për të festuar identitetin, kulturën dhe trashëgiminë e tyre kombëtare.

Videot dhe fotografitë e shpërndara në rrjete sociale nga pjesëmarrësit por edhe vetë organizata, tregojnë rrugët e mbushura me flamuj kuqezi, veshje tradicionale shqiptare dhe atmosferën festive që përfshiu New Yorkun. Në pamjet e publikuara shihen të rinj e të moshuar duke parakaluar së bashku, ndërsa tingujt e muzikës shqiptare shoqëronin manifestimin në zemër të Amerikës.

Parada Shqiptare konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe organizohet çdo vit nga Albanian Roots, me synimin për të promovuar kulturën shqiptare dhe për të forcuar lidhjet mes komuniteteve shqiptare në Amerikë. Pamjet e këtij viti kanë tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shqiptarët kanë shprehur krenarinë për pjesëmarrjen masive dhe prezantimin e traditave kombëtare në një prej vendeve më të njohura në botë.

Burimi: Telegrafi