Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti: Edhe pesë medalje për Kosovën!

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar sportistët e Kosovës, për suksesin e madh në Lojërat Mesdhetare. “Edhe pesë medalje për Kosovën! Pesë medalje, në një sport. Patjetër që në xhudo. Nga Taranto, Laura Fazliu po kthehet me medalje të argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpat Zekaj me medalje të bronzta.

Pas këtij suksesi qëndron shumë punë, sakrificë e përkushtim i sportistëve tanë, por edhe i një ekipi të tërë që prej vitesh punon çdo ditë për ta mbajtur xhudon e Kosovës mes më të mirëve. Urime Kryemjeshtrit Driton Kuka, trajneres Majlinda Kelmendi dhe gjithë ekipit tonë të xhudos.

Nga një garë në tjetrën, nga një brez në tjetrin, xhudoja vazhdon t’i sjellë Kosovës medalje, emocione dhe krenari. Urime të gjithëve! ”, ka shkruar kryeministri Kurti në profilin e tij në facebook.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot